KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 sfidat e fundit të grupeve, publiku i ‘jep’ fitoren Zvicrës ndaj Serbisë, Korea frenon CR7?

2 Dhjetor 2022, 10:00| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 10:09

  • Share

TIRANË- Për profesor doktor Albert Karriqin dy ndeshjet e fundit të grupit G të Kupës së Botës dalin barazim. I ftuar në emisionin 'E vëmë me bast' në Report TV Karriqi parashikon fitoren dhe kualifikimin e Uruguajt ndaj Ganës dhe fitoren e Portugalisë me Korenë e Jugut. Albert Karriqi duke komentuar eliminimin e Gjermanisë thotë se përgjegjësia është tërësisht e trajnerit Hansi Flick.

Për moderatorin Andi Kapxhiu Zvicra e mund Serbinë, Brazili e Portugalia I fitojnë ndeshjet reskeptive ndërsa Ganë-Uruguaj mbyllet në barazim.

Publiku më së shumti parashikon fitoren e Uruguajt e të Brazilit. Telefonuesit në emision bëjnë një parashikim surprizë se Korea e frenon në baarzim Portugalinë ndërsa tre prej tyre mendojnë se Zvicra e mund Serbinë. Njëri e parashikon barazim e një prej telefonuesve mendon se Serbia e mund Zvicrën e shqiptarëve. Sot mbyllet faza e grupeve në Kupën e Botës.

Parashikimet në 'E vëmë me bast'

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?