KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për 4 sfidat e sotme! Publiku i bindur në fitoren e Brazilit me Zvicrën, Portugali-Uruguaj e shohin barazim

28 Nëntor 2022, 09:34| Përditesimi: 28 Nëntor 2022, 10:03

  • Share

Për profesor doktor Albert Karriqin I ftuar në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv tre nga katër ndeshjet e ditës së sotme mbyllen në barazim. Karriqi parashikon barazime në Kamerun-Serbi, Brazil-Zvicër dhe Portugali-Uruguaj dhe fitoren e Ganës në ndeshjen ndaj Koresë së Jugut. Sot në ditën e 9-të të Botërorit “Katar 2022” ndeshjet e fundit për xhiron e dytë në grupe.

Moderatori i emisionit Andi Kapxhiu parashikon barazime në ndeshjet Kamerun-Serbi e Portugali-Uruguaj ndërsa mendon se Brazili e Gana do I fitojnë ndeshjet respektive.

Publiku i “jep” fitoren Brazilit pasi nga të 5 telefonatat në studio të pestë parashikuan fitoren e Selecao. Të ndarë ishin në mendime për Kamerun-Serbi herë duke lënë mënjanë nacionalizim e herë duke e përmendur atë. Ndërsa pjesa më e madhe e telefonuesve sfidën e mbrëmjes Portugali-Uruguaj e shohin pa fitues.

Parashikimet për 4 ndeshjet në ‘E vëmë me bast’

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?