KATAR 2022/ Ja parashikimet në ‘E vëmë me bast’ për dy sfidat e para të 1/8, publiku I bindur në fitoren e Argjentinës por ka skepticizëm për Holandën

3 Dhjetor 2022, 09:35| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 09:49

  • Share

Sot nis faza e 1/8 e Kupës së Botës pasi u luajtën të gjitha ndeshjet e grupeve të cilat dhuruar spektakël e emocione. Holanda luan ndaj SHBA-ve në orën 16:00 ndërsa në orën 20:00 Australia sfidon Argjentinën. Për specialistin Andrea Marko I ftuar në emisionin “E vëmë me bast” në Report TV Holanda dhe Argjentina i fitojnë ndeshjet respektive Brenda 90 minutave të kohës së rregullt dhe avancojnë në çerekfinale.

Të njëjtin parashikim ka edhe moderatori Andi Kapxhiu. Ndërkaq edhe publiku mendon se Argjentina nuk e diskuton Australinë dhe fiton pa pasur nevojën e kohëve shtesë. Të pesta telefonatat në studio ishin për fitoren e Argjentinës. Të ndarë ishin telefonuesit për sfidën tjetër Holandë-SHBA. Dy prej tyre parashikojnë që tulipanët fitojnë që në kohën e rregullt ndërsa dy të tjerë mendojnë se ndeshja del barazim e Holanda kualifikohet pas shtesave. Një parashikim është edhe për kualifikimin e amerikanëve.

Parashikimet per ndeshjet e sotme 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?