KATAR 2022/ Parashikimet për 4 ndeshjet e sotme në ‘E vëmë me bast’! Publiku i ‘jep’ fitoren SHBA-ve ndaj Iranit, Katari i merr barazim Holandës

29 Nëntor 2022, 09:35| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 09:57

  • Share

Sot nisin ndeshjet e treta dhe të fundit në grupe të Kupës së Botës. Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv si çdo mëngjes u parashikuan katër ndeshjet e sotme në grupet A dhe B. Specialisti i futbollit Andrea Marko i ftuar në studio parashikon fitoren e Anglisë ndaj Uellsit, fitoren e SHBA ndaj Iranit dhe kualifikimin e amerikanëve. Për Markon Katari do humbasë edhe ndaj Holandës ndërsa sfida Ekuador- Senegal mbyll në barazim.

Moderatori Andi Kapxhiu që dje parashikoi saktë tre nga katër ndeshjet e zhvilluara parashikon fitore në Anglisë, SHBA-ve, Holandës e Senegalit në sfidat e ditës së 10-të të “Katar 2022”.

Publiku në emisionin e sotëm ishte shumë i ndarë në mendime e parashikime. Gjithsesi nga katër telefonues tre i “japin” SHBA-ve fitoren ndaj Iranit. Dy prej telefonuesve mendojnë se Katari i merr barazim Holandës ndërsa ka edhe nga ata që mendojnë se Uellsi e fiton derbin ndaj Anglisë.

1669710092_Screenshot1.jpg

Parashikimet për 4 ndeshjet në ‘E vëmë me bast’

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?