KATAR 2022/ Ja parashikimi i saktë për katër ndeshjet e djeshme në 'E vëmë me bast'! Sot publiku i ndarë për Poloni-Argjentinë e surprizon me Arabinë

30 Nëntor 2022, 09:29| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 09:50

  • Share

Moderatori Andi Kapxhiu parashikoi saktë katër ndeshjet e ditës së djeshme të Kupës së Botës në emisionin “ E vëmë me bast”. Ai parashikoi fitoren e Senegalit, Holandës, Anglisë dhe SHBA-ve. Edhe specialisti i futbollit Andrea Marko ishte i saktë në parashikim për tre nga katër ndeshjet e djeshme.

 

Parashikimet për katër ndeshjet e djeshme në 'E vëmë me bast

Ndërsa për katër sfidat e sotme ato të grupeve C dhe D profesor doktor Albert Karriqi dhe moderator Andi Kapxhiu kanë pasur të njëjtin parashikim. Ata mendojnë se Danimarka e fiton ndeshjen ndaj Australisë , që Franca e mund Tunizinë, Argjentina “thyen” Poloninë dhe Meksika arrin fitoren e parë ndaj Arabisë Saudite.

Interesante ishin parashikimet që erdhën sot nga telefonatat e publikut. Përveçse i “jep” fitoren Danimarkës publiku është i ndarë në mendime për sfidën kryesore Poloni-Argjentinë dhe çuditërisht parashikojnë fitoren e Arabisë ndaj Meksikës.

Parashikimet për 4 ndeshjet e sotme në ‘E vëmë me bast’

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?