6 gola ka prodhuar sfida e parë e ditës së nëntë të Botërorit mes Kamerunit dhe Serbisë, por në fund nuk ka patur fitues. Që në nisje kishte surpriza, pasi portieri i njohur i afrikanëve Onana ishte përjashtuar nga trajneri për shkak të disa kundërshtive me formacionin. Po për të parë golin e parë u desh minuta e 29 dhe erdhi nga Castelletto. Gjithsesi po brenda pjesës së parë serbët përmbysën, duke realizuar fillimisht me Pavlovic dhe më pas Milinkovic-Savic.
Pjesa e dytë nisi me një tjetër gol të serbëve, pasi Mitrovic gjeti rrugën e rrjetës dhe dha përshtypjen e një sfidë të mbaruar. Mirëpo Kameruni u rikthye nga humnera për të barazuar në harkon kohor të 3 minutave. Aboubakhar ngushtoi diferencat para se Choupo-Moting ti barazonte ato në 3-3 dhe njëkohësisht ti vuloste ato.
Pika e fituar nuk i shkon për shtat asnjë prej kombëtareve, pasi po në grupin G janë edhe Brazili me Zvicrën. Pas dy ndeshjeve në grup si Kameruni ashtu dhe Serbia kanë nga 1 pikë dhe janë afër eliminimit.
Formacionet zyrtare
53’ Mitrovic realizoi golin e tretë kundër Kamerunit, duke dhënë përshtypjen se sfida kishte përfunduar për Serbinë. Gjithsesi afrikanët janë ringjallur dhe kanë realizuar dy herë për 3 minuta. Në të 64 Aboubakhar dhe 66 Choupo-Moting barazuan shifrat. Ndeshje e çmendur në Doha.
45+1’ Serbia ka barazuar shifrat me mbrojtësin Pavlohic, ndërsa Kameruni pa marrë vetën mirë ka pësuar edhe golin e dytë. Dy minuta më pas, ekzaktësisht në minutën e 45+3’ ballkanasit kanë përmbysur shifrat.
29’ Kameruni ka gjetur avantazhin kundër Serbisë, pasi Kasteleto e ka patur të lehtë të dërgojë topin në rrjetë pas një zhvillimi të goditjes së këndit.