Trajneri i Brazilit, Tite

Sport

KATAR 2022/ Lajm i keq për Tite-n, Brazili humbet dy yjet e ekipit në Botëror

3 Dhjetor 2022, 22:30| Përditesimi: 3 Dhjetor 2022, 22:29

  • Share

Trajneri i Brazilit, Tite ka marrë një lajm aspak të mirë në prag të ndeshjes me Korenë e Jugut në Botëror. Dy yjet e skuadrës, Gabriel Jesus dhe Alex Telles kanë mbyllur aventurën e tyre në Kupën e Botës për shkak dëmtimi.

Sulmuesi Jesus pësoi një dëmtim të rëndë në gju përballë Kamerunit, teksa mungesa e tij është konfirmuar nga stafi mjekësor. Me probleme për shkak lëndimi është edhe Alex Telles. Mbrojtësi pas kontrolleve mjekësore ka rezultuar me frakturë, teksa mungesa e tij ndryshe nga e Jesus ende nuk është konfirmuar në 100 përqind.

Gabriel Jesus

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?