FT/ Belgjikë 0-2 Marok (Sabiri 73', Aboukhlal 90+2')
Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën për grupin F të Kupës së Botës. Në stadiumin "Al Thumama" të Dohas ndodhi befasia e radhës në këtë Botëror, me afrikanët që iu falën dy supergolave ndaj njërës prej skuadrave që mban kreun e renditjes së FIFA.
Pjesa e parë nisi në ekuilibër, me belgët që patën disa raste me E. Hazard dhe De Bruyne. Në minutën e 45 të ndeshjes, Maroku iu anullua një gol me VAR për shkak të pozicionit jashtë loje të Ziyech. Në pjesën e dytë, afrikanët treguan më shumë dëshirë teksa nuk munguan golat.
Në minutën e 73 ka qenë Sabiri që me një goditje nga pranë këndit ndëshkoi Courtois, për një nga golat më të bukur të këtij eventi. Teksa pritej barazimi i belgëve, Maroku u kujdes që në minutën 90+2 të shënonte golin e qetësisë me Aboukhlal. Asisti i Ziyech ishte fantastik, me Marokun që merr kreun e grupit F me katër pikë. Në vendin e dytë qëndron Belgjika me tre pikë, teksa Kroacia qëndron me një pikë dhe Kanadaja me zero pikë. Kroaci - Kanada luhet sot në 17:00.
VIDEO:
Renditja:
Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën në grupin F të Kupës së Botës. Goli i qetësisë erdhi në minutën e 90+2 nga Aboukhlal, pas asistit të Ziyech. Në mediat sociale po qarkullon komenti në arabisht i këtij goli, me komentatorin që nuk përmbahet pasi Maroku siguroi tri pikët e para në këtë Botëror.
Maroku fitoi 0-2 me Belgjikën në grupin F të Kupës së Botës. Pas ndeshjes tifozët e Marokut që jetojnë në Bruksel kanë dalë në kryeqytetin belg për të festuar. Situata ka dalë nga kontrolli, me marokenët që "të dehur" nga suksesi kanë djegur mjetet elektrike, duke i vënë zjarrin edhe makinave teksa kanë përmbysur disa prej tyre. Është dashur ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve që situata të qetësohej. Nuk raportohet për dëme në njerëz.
Disa dhjetëra tifozë të rinj marokenë sulmuan rrugët e qendrës së Brukselit dhe zonën ngjitur me stacionin Midi, duke shkatërruar sinjalistikën e rrugës dhe duke u vënë flakën makinave dhe skuterave elektrike. Rreth njëqind policë si edhe kamiona dhe topa uji ndërhynë në vend. Bulevardi Anspach dhe rruga kryesore në qendër të Brukselit u mbyllën, me policinë që bëri apel për të shmangur zonën. Për arsye sigurie, stacionet e metrosë Beekkant, Sainte-Catherine, De Brouckére dhe Gare Centrale janë mbyllur përkohësisht.
“I dënoj fuqishëm incidentet e kësaj pasdite. Policia ka ndërhyrë tashmë me vendosmëri. Unë i këshilloj njerëzit të mos vijnë në qendër të qytetit”, komentoi në kanalet e komunikimit kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close. “Policia po përdor të gjitha mjetet e saj për të ruajtur rendin publik. I dhashë urdhër që të vijojnë me arrestimet administrative të përgjegjësve të përplasjeve”. Zëdhënësja e policisë Ilse Van de Keere raportoi se policia "dënon" luftën urbane që ka shpërthyer në rrugët e qytetit. Trazirat, shpjegoi ajo, filluan edhe para përfundimit të ndeshjes, kur “dhjetëra persona, disa prej të cilëve me kapuç, tentuan të përballen me policinë, duke rrezikuar sigurinë publike” dhe për këto arsye “ne vendosëm të procedojmë me një operacion”.
“Kishte përdorim të materialit piroteknik, përdorim të shkopinjve, zjarre në vende publike, në veçanti të një kontejneri në kryqëzimin e bulevardit Lemonnier dhe rue de Ëoeringen”, shtoi zëdhënësja. “Ne gjithashtu shprehim keqardhje për shkatërrimin e një semafori dhe rrethimin e një automjeti me një pasagjer në Bulevardin Lemonnier”, tha Van de Keere.
Maroku fitoi 2-0 me Belgjikën në grupin F të Kupës së Botës. Në fillim të ndeshjes te Maroku ndodhi diçka e padëgjuar më parë. Në formacionin startues në portë ishte Bono, me gardianin që doli në fushë dhe këndoi himnin. Gjatë nxehmjes portieri duket se nuk u ndje mirë dhe për këtë arsye në ekstremet e kohës trajneri i Marokut, Regragui e zëvendësoi edhe pse lojtari doli dhe këndoi himnin. FIFA nuk e ka cilësuar si zëvendësim, teksa gardiani i Sevilla u zëvendësua nga Munir.
Jetojn ne Belgjik dhe gezojn e djegin Pse munden vendin qe Ju jep me honger. Jaaaa ky esht njerezimi!
Përgjigju