FT/ Iran 0-1 SHBA (Pulisic 38')
SHBA fitoi 0-1 me Iranin në grupin B të Kupës së Botës. Në "Al Thumama" të Dohas, SHBA iu fal golit të Pulisic për të kaluar në 1/8 e kompeticionit, me duelin që ishte i fundit në këtë grup.
Amerikanët nuk e vendosën në diskutim ndeshjen, duke dominuar thuajse të gjithë 90 minutat e lojës. Do duhej goli i Pulisic në minutën e 38 që SHBA të merrte të drejtën e kalimit më tej në 1/8 e kompeticionit.
SHBA merr kështu hak ndaj Iranit, me këta të fundit që i kishin mundur në Botërorin e 1998 me rezultatin 2-1. Kësisoj SHBA kalon në 16 skuadrat më të mira si e dyta e grupit, duke lënë pas Iranin dhe Uellsin. Anglia kualifikohet si kokë grupi.
VIDEO:
Renditja:
38' / Iran 0-1 SHBA. Christian Pulisic kalon në avantazh SHBA-në. Një aksion i rrjedhshmë nga e djathta dhe asisti i Dest shfrytëzohet bukur nga sulmuesi Pulisic, që pas golit përplaset me portierin e Iranit dhe dëmtohet, duke marrë ndihmë mjekësore.
Në nisje të sfidës Iran - SHBA për Kupën e Botës, policia ka nxjerrë me forcë jashtë stadiumit "Al Thumama" një nga tifozët amerikanë. Personi në fjalë mbante në krah një shirit me ngjyrat e komunitetit LGBT, që është i ndaluar në Katar. Veç promovimit të homoseksualitetit, Katari nuk lejon as pijet alkoolike në stadium apo rreth tyre.
Irani dhe SHBA po luajnë ndeshjen e fundit në grupin B të Kupës së Botës. Para ndeshjes lojtarët e Iranit kanë kënduar himnin e tyre, teksa në dy sfidat e para nuk e bënë diçka të tillë. BBC njoftoi një ditë më parë se lojtarët u kërcënuan; se në raste se nuk do këndonin himnin, familjarët e tyre do vuanin pasojat në shtetin islamik. Në të tilla kushte shumica e futbollistëve kënduan himnin të detyruar.