Harta e Kosovës me ngjyra serbe

KATAR 2022/ Ngjarjet e shëmtuara në Serbi - Zvicër dhe urrejtja kundër shqiptarëve nga trajneri serb, Federata e Futbollit të Kosovës tjetër ankesë në FIFA

4 Dhjetor 2022, 18:47| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 18:48

  • Share

Ngjarjet e shëmtuara në Serbi - Zvicër (2-3) për Kupën e Botës në Katar kanë marrë përgjigje nga Federata e Futbollit në Kosovë. Këta të fundit kanë bërë një tjetër padi kundër thirrjeve fashiste që serbët bënë ndaj shqiptarëve dhe sharrjes së nënave shqiptare nga trajneri Dragan Stojkovic.Në njoftimin e FFK-së thuhet se gjithçka është dokumentuar me pamje si edhe me të gjitha reagimet e medieve në botë.

"Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar në FIFA ndaj fyerjes së rëndë të trajnerit të Përfaqësueses së Serbisë dhe veprimeve raciste të tifozëve serbë në ndeshjen e Kupës së Botës, Zvicër – Serbi, e zhvilluar më 2 dhjetor. Shfaqja e slloganeve me mesazhe politike dhe thirrjet raciste ndaj shqiptarëve u dëgjuan po thuajse gjatë tërë ndeshjes dhe për to raportuan edhe mediat botërore. Është e pakuptimtë dhe absurde urrejtja me të cilën është ushqyer ndër vite opinioni në shtetin fqinj ndaj popullit shqiptar në përgjithësi, në vend se të angazhoheshin për dorën e pajtimit dhe të kërkimfaljes", thotë FFK fillimisht.

Më tej në njoftim tregohet edhe ankesa e parë kundër Serbisë, me këta të fundit që në dhomat e zhveshjes para ndeshjes së Kupës së Botës, hartën e Kosovës e paraqisnin me ngjyrat serbe.

"FFK ka parashtruar ankesë me dëshmitë e nevojshme në FIFA edhe për këtë rast, pak ditë pas ankesës lidhur me shfaqjen e pankartës në zhveshtoren e Përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”, tregohet në njoftim.

Dënim dhe sanskione për federatës serbe, kjo është ajo që kërkohet nga FFK në lidhje me ngjarjet e pak ditëve më parë.

"FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg eventeve si Kupa e Botës. Thirrjet e tilla nga tifozët e një ekipi pjesëmarrës në Kupën e Botës, nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.

Federata e Futbollit të Kosovës do të qëndrojë fuqishëm në mbrojtje të vlerave dhe dinjitetit të vendit dhe popullit të saj, por njëherësh edhe në mbrojtje të vlerave që përçon futbolli në përgjithësi, e që janë uniteti mes njerzëve, shpresa, gëzimi dhe pasioni për gjithpërfshirje. Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kenë vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori", mbyll njoftimin FFK.

Kujtojmë se te Zvicra luajnë dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri, me serbët që ofenduan dhe provokuan gjatë gjithë lojës lojtarët në bazë nacionaliste.

Ofendimet e trajnerit serb kundër nënave shqiptare:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gaw: 04/12/2022 19:03

    Gazetare te shqiptarja.com a ka mundesi te pyesni FSHF pse nuk dergon ankese ne FIFA? Tifozet serbe ne stadium jane ne video duke thirrur Vrisni Shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?