Didier Deschamps

KATAR 2022/ Një hap larg finales në Botëror, Deschamps merr vendimin për të ardhmen te Franca

11 Dhjetor 2022, 12:36
  • Share

Didier Deschamps do të vazhdojë si trajner i kombëtares së Francës deri në Euro 2024, pasi arriti objektivin dhe u kualifikua në gjysmëfinale të Botërorit Katar 2022.

Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët kishte paralajmëruar para turneut se Deschamps mund të vendoste të ardhmen e tij varur nga ecuria në Kupën e Botës.

Le Parisien bën me dije se trajneri e ka marrë vendimin për të ardhmen dhe do vazhdojë të jetë në krye të Francës për një tjetër edicion në Europë. 54 vjeçari prej verës së 2012 është në krye të Francës, teksa në 2018 ia doli të fitojë Botërorin e Rusisë. Me këtë vendim, Zinedine Zidane do duhet të presë për t'u ulur në stolin e Francës, pasi ai shihej si trajneri i ri i Francës në rast të largimit të Deschamps.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?