Pickford

VIDEO/ Një shok skuadre si Pickford, gardiani i Anglisë mbron Harry Kane: Respekt ju lutem

11 Dhjetor 2022, 19:58| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 19:59

  • Share

Anglia humbi dje 1-2 me Francën për Kupën e Botës. "Tre Luanët" tanimë janë jashtë Botërorit, me zhgënjimin që ka qenë i madh për Harry Kane. Sulmuesi dhe kapiteni i Anglisë shënoi një gol nga penalltia, ndërsa në 11 metërshin e dytë të fituar e dërgoi topin jashtë.

Me mundësinë e barazimit të djegur në minutën e 84, Harry Kane duket se do e ketë në kujtesë mbrëmjen e djeshme dhe humbjen e penalltisë. Në fundin e ndeshjes kamerat u drejtuan te ai, teksa gardiani i Anglisë, Pickford e ka mbrojtur shokun e skuadrës. "Pak respekt, ju lutem", i drejtohet portieri kameramanëve, duke mbuluar Kane që ishte në lot.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?