KATAR 2022/ Parashikimet në ‘E vëmë me bast’, telefonatat e publikut nuk përcaktojnë dot fituesit në Marok-Portugali e Angli-Francë

10 Dhjetor 2022, 09:35| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 09:53

  • Share

Pas Argjentinë-Kroaci sot mësohet edhe çifti tjetër finalist i Kupës së Botës. Në emisionin “E vëmë me bast” në Report Tv specialisti i futbollit Andrea Marko parashikoi fitoren e Portugalisë ndaj Marokut e të Anglisë me Francën.

Për moderatorin Andi Kapxhiu çifti gjysmëfinalist është Francë-Portugali. Publiku ka qenë i ndarë dhe nuk ka anuar dot.

Secili prej 5 telefonuesve në studio ka dhënë parashikimin e tij por në tërësi publiku nuk ka parashikuar dot fituesit e sotëm. Për dy prej atyre që u bënë pjesë e emisionit, Maroku kualifikohet me penallti e të tjerë thonë Portugalia. Edhe për Angli-Francë parashikimet kanë qenë në balancë.

1670661576_Screenshot5.jpg

Parashikimet në 'E vëmë me bast' për çerekfinalet e sotme

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?