Nëse te Argjentina ka festë te Kroacia kanë kryqëzuar arbitrin italian të ndeshjes Orsato. Luca Modric fillimisht ka thënë se ai kurrë nuk flet për arbitrat, por këtë herë kupa ishte mbushur. Mesfushori magjepsës u shpreh se ‘Orsato është një fatkeqësi’ dhe se nuk njeh arbitër më të keq se ai.
Edhe në Kroaci specialistë të gjykimit folën fjalët më të këqija për arbitrin, pasi pretendojnë se penalltia që zhbllokoi gjysmëfinalen nuk ekzistonte.
Komento