Kombëtarja daneze

KATAR 2022/ Pjesë e Botërorit, Danimarka nis revoltën dhe është gati të largohet nga FIFA

23 Nëntor 2022, 22:24| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 22:26

  • Share

Danimarka është gati të largohet nga FIFA së bashku me anëtarët e tjerë nordikë dhe jo vetëm. E gjitha për shkak se institucioni i futbollit botëror nuk lejoi kapitenët e ekipeve të mbanin shiritin "One Love" të komunitetit LGBT.

Shefi ekzekutiv Jakub Jensen dhe presidenti i Federatës daneze, Jesper Meler, theksuan se të të njëjtës ide ishin edhe vende të tjera europiane. Sipas tyre, FIFA iu kishte kërkuar muaj më parë që të mbanin shiritin, teksa në fund ai vendim u anullua pas urdhërit të Katarit.

“Nuk është një vendim që është marrë tani. Ka kohë që e kemi të qartë, ka që në muajin gusht që e diskutojmë në rajonin nordik. Tani po e mendojmë përsëri. E kuptojmë që mund të ketë vështirësi nëse Danimarka largohet e vetme. Por ne duhet të fillojmë të mendojmë se si të kthejmë besimin në FIFA. Duhet të vlerësojmë atë që ka ndodhur dhe të krijojmë një strategji, edhe me kolegët tanë në vendet nordike”, tha Meler.

Në të njëjtën linjë qëndroi edhe shefi ekzekutiv Jakub Jansen.

“Më 21 nëntor, Anglia na lajmëroi për një mbledhje urgjente me FIFA-n, e cila na takoi në hotelin e anglezëve. FIFA tha që do të ndëshkonte me të paktën një karton të verdhë ata që do të dilnin në fushë me këtë shirit. U diskutua nëse ka bazë ligjore për një karton të verdhë dhe me sa duket ka. Sanksionet mund të ishin të ndryshme. Edhe moslejimi që kapiteni të hynte në fushë nuk ishte diçka pozitive", tha Jensen.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erik: 24/11/2022 08:53

    Po e ekzagjeroni tani kete pune. Ata vendosin rregulla ne vendin e tyre dhe ju vendosni rregulla ne vendin tuaj si psh nuk lejohet burka, xhamia etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?