KATAR 2022 – Dy golat e Bruno Fernandes i kanë dhuruar fitoren Portugalisë pasi arriti të kualifikohet në 1/8 e Botërorit pas sfidës me Uruguajin.
Pjesa e parë u mbyll pa asnjë gol por luzitanët u kthyen të vendosur për fitore në pjesën e dytë. Në minutën ’54, Fernandes shënoi në portën e amerikano-latinëve. Fillimisht u duk sikur topi u prek nga Cristiano Ronaldo, por lëvizja e kokës së portugezit shërbeu vetëm sa për te gënjyer portierin e Uruguajit pasi goli u shënua prej Bruno Fernandes.
Mesfushori shënoi golin e dytë me një penallti në minutën ’93. Portugalia bëhet kombëtarja e tretë që kualifikohet në 1/8 ndërsa më herët e siguruan Franca dhe Brazili.
’93 Portugalia shënon golin e dytë. Ishte sërish Bruno Fernandes që arriti të prekte portën e Uruguajit falë një penalltie.
Sfida mes Portugalisë dhe Uruguajit ka ndaluar për disa sekonda pasi një tifoz ka hyrë në fushë duke valëvitur flamurin e LGBT. I veshur me një bluze me logon e Supermenit, duket qartë mesazhi që do të japë pasi në pjesën e përparme shkruhet “Shpëtoni ukrainën” ndërsa në anën e pasme “Respekt për gratë iraniane”.
Në nisje të pjesës së dytë, Bruno Fernandes arriti të shënojë në minutën ‘54 në portën e Uruguajit dhe të kalojë në avantazh luzitanët.