KATAR 2022/ Prag gjysmëfinale, trajneri i Argjentinës: Do jetë shumë e vështirë kundër Kroacisë! Amerikano-latinët duan hakmarrje

12 Dhjetor 2022, 15:11| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 16:18

  • Share

Të martën në orën 20:00 do të luhet ndeshja e shumëpritur gjysmëfinale e Botërorit Argjentinë-Kroaci, me amerikano-latinët të cilët konsiderohen favoritë për të kaluar në finale. Gjithsesi të besuarit e Scalonit duhet të mësojnë nga Brazili, që e pësoi nga ballkanasit dhe për të dytin Botëror me rradhë po bëjnë të pamundurën të mundur.

Një detaj është se të dy kombëtaret vijnë pas 120 minutave në çerekfinale, por mungesat e vetme i ka Argjentina, që për shkak kartonash duhet t’ia dalë pa Acuna-n dhe Montiel. Pavarësisht kësaj dëshira për hakmarrje pritet të jetë e madhe te amerikano-latinët, pasi në 2018 Kroacia i mposhti 3-0 në grupe.

Në prag të sfidës trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni ka lartësuar Kroacinë për frymën dhe unitetin e grupit, ndërsa shtoi se pret që ‘ballkanasit t’ia vështirësojnë shumë kualifikimin’. Scaloni nuk zbuloi asgjë rreth formacionit, ndërsa sipas mediave nderkombëtare krah Messi-t do rikthehet titullarë Angel Di Maria, të cilët do mbështesin Julian Alvarez. Te Kroacia ndërkohë nuk pritet asnjë ndryshim në krahasim me çerekfinalen kundër Brazilit.

Sfida tjetër gjysmëfinale Marok-Francë do jetë të mërkurën po në të njëjtën orë. Parashimet thonë se kampionët e botës janë favoritë absolutë për finale, por nga ana tjetër ‘gjelat’ nuk duan ta pësojnë si Portugalia dhe Spanja.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?