Rahemm Sterling

KATAR 2022/ Rahemm Sterling rikthehet në Botëror, Federata angleze pranon kërkesën e futbollistit

8 Dhjetor 2022, 10:59
  • Share

Rahemm Sterling do rikthehet në Katar për t'u ribashkuar me Anglinë në Botëror. Skuadra e "Tre Luanëve" luan përballë Francës të shtunë në 20:00 për çerekfinalet e eventit, me anësorin që ka marrë dakordësinë e Federatës angleze të futbollit për rikthimin në ekip.

Anësori 28 vjeçar i Chelsea pak ditë më parë la grumbullimin me ekipin për t'u rikthyer me urgjencë në Londër, kjo pasi banesa e famijes së tij u sulmua nga grabitës të armatosur. Zëdhënësi i FA tregoi se familja, përfshi tre fëmijët e vegjël të Sterling janë shëndoshë e mirë dhe futbollisti vendosi të bashkohet me skuadrën.

Nesër pritet që futbollisti të jetë nën urdhërat e Southgate në qytetin e Al Wakrah, për të qenë gati për ndeshjen me "Gjelat".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?