Danimarka dhe Tunizia barazuan 0-0 në ndeshjen e parë të grupit D të Botërorit 2022. Në stadiumin "Education City" në Al Rayyan të Katarit, skuadrat nuk kanë shkuar më shumë se barazimi pa gola, duke ndarë kështu nga një pikë.
Danimarka me kapitenin Eriksen ka zhvilluar lojë më të mirë në 90 minuta, teksa ka humbur disa raste për gol. Minuta e 71 ka qenë më flagrante, me Cornelius që gaboi nga 30 centimetra larg, duke goditur topin keq me kokë, me sferën që u stampua në shtyllë. Pas krosimit të Eriksen nga këndi, Cornelius nuk ia doli që të gjejë rrjetën.
Megjithë katër rastet e pastra për gol, Danimarka nuk ia doli t'i shënonte Tunizisë së trajnerit Jalel Kadri edhe pse VAR ndërhyu në fundin e ndeshjes për 11 metërsh. Tanimë më grupin D, Danimarka dhe Tunizia kanë nga një pikë pas ndeshjes së parë.