Sport

KATAR 2022/ Son në lot, anëtari i pamëshirshëm i Ganës tenton të bëjë foto me 'yllin' e Koresë së Jugut (VIDEO)

29 Nëntor 2022, 14:16| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 14:25

  • Share

Një anëtar i stafit të Ganës ka tejkaluar limitet në përfundim të ndeshjes me Korenë e Jugut, që e fituan me shifrat 3-2. Për rrjedhojë ‘ylli’ i aziatikëve Heung Min Son, i cili luan te Tottenham, ishte shumë i mërzitur dhe u pa i përlotur.

Mirëpo një anëtar i stafit të Ganës është treguar i pamëshirshëm dhe ka dashur të bëjë foto për ta patur kujtim, ndërsa nuk ishte një moment aspak i përshtatshëm. Për të shmangur këtë situatë edhe të sikletshme ka ndërhyrë një tjetër anëtar i stafit të Ganës, i cili i ka kërkuar kolegut të tij të largohet.

 

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?