KATAR 2022/ Sot Argjentina njeh kundërshtaren! Franca do të përsërisë suksesin e 2018, Maroku luan për ëndrrën e madhe

14 Dhjetor 2022, 09:12| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 15:53

  • Share

Sot Kupa e Botës do të rezervojë një tjetër ndeshje të rëndësishme. Në përmballjen Francë-Marok do të zbulohet se cila do të jetë finalistja përballë Argjentinës së Lionel Messit.

Pasi ngritën trofeun në Rusi katër vjet më parë, të besuarit e Didier Deschamps vazhdojnë përpjekjet e tyre për t'u bërë ekipi i tretë kombëtar që fiton tituj të njëpasnjëshëm të Kupës së Botës, duke iu bashkuar Brazilit dhe Italisë. Mbajtësit e trofeut kanë shansin të shkojnë në finale për të dytën herë radhazi, por fillimisht do t'u duhet të kapërcejnë Marokun mahnitës, i cili ka sfiduar të gjithë duke u bërë skuadra e parë afrikane në gjysmëfinale.

Franca arrin në gjysmëfinale me një humbje dhe Maroku i pamposhtur, pasi ka shënuar 5 gola dhe ka pësuar vetëm 1, autogol i Agerd kundër Kanadasë. Që do të thotë asnjë skuadër në Katar nuk arriti të shënonte kundër afrikanëve.  Ndeshja e sonte do të jetë takimi i parë mes Francës dhe Marokut në një kompeticion të madh ndërkombëtar, ndonëse janë takuar dy herë në miqësore. Në Velodrome në janar 1999, kur skuadra franceze siguroi një fitore 1-0 falë një goditjeje në minutën e 47-të nga Yuri Dzhorkaev, dhe në nëntor 2007 në Stade de France në një barazim emocionues 2-2. Deschamps përballet me dy probleme në minutën e fundit me Rabiot (mesfushor mbrojtës) dhe Upamecano (stoper) që nuk stërviten për shkak problemeve shëndetësore, referuar qëndrimit zyrtar të stafit mjekësor.

Shqetësime ka edhe për trajnerin e Marokut, Ëalid Regraghi për gatishmërinë e mbrojtësve të tij. Përveç Agerdit, Mazraoui (mbrojtës i majtë) që mungoi në ndeshjen ndaj Portugalisë, i lënduar mbeti edhe portieri tjetër kryesor Sais. Me një goditje u largua edhe anësori i vlefshëm Ziyes. 

Arbitri i gjysmëfinales Francë-Marok do të jetë meksikani Cesar Ramos. Tashmë në Botëror janë përballur me Marokun dhe në fakt në fitoren e madhe me 2-0 ndaj Belgjikës. Në turneun e këtij viti ai ka arbitruar edhe Danimarkë - Tunizi 0-0 dhe Portugali - Zvicër 6-1. Fakti që Ramos do të jetë në gjysmëfinale përjashton automatikisht skenarin që ai të drejtojë finalen e kompeticionit, edhe pse konsiderohej si një nga favoritët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?