FT/ Polonia 2-0 Arabia Saudite (Zielinski 39', Lewandowski 82')
Polonia fitoi 2-0 me Arabinë Saudite për raundin e dytë në grupin C të Kupës së Botës. Për polakët shënuan Zielinski dhe Lewandowski, teksa portieri Szczesny ishte hero te Polonia me penalltinë e pritur në fundin e pjesës së parë.
Ndeshja nisi e fortë në mesin e fushës, me dy skuadrat që nuk kërkuan të rrezikonin pas. Me kalimin e minutave, të dyja kombëtaret kërkuan të shkonin te goli, duke patur rastet respektive. Do duhej minuta e 39 e ndeshjes që Zielinski të kalonte në avantazh polakët pas asistit të Lewandowskit. Me polakët në festë, skuadra e Arabisë Saudite fitoi 11 metërshin në minutën e 45, teksa goditja e Dawsari u prit nga Szczesny në dy kohë, duke qenë hero te polakët.
Pjesa e dytë ishte më e mirë për Arabinë Saudite, që pati disa raste të pastra shënimi. Me ligjin e pashkruar të futbollit që "nëse nuk shënon do pësosh", Lewandowski mbylli llogaritë në minutën e 82 të ndeshjes. Kapiteni polak gjeti golin e parë në një Kupë Bote.
Pas ndeshjes së dytë në grupin C, Polonia me katër pikë qëndron në krye, teksa Arabia Saudite në vendin e dytë me tre pikë. Meksika ka një pikë, ndërsa Argjetnina zero pikë. Në 20:00 luhet Meksikë - Argjentinë. Kujtojmë se Arabia Saudite në ndeshjen e parë mundi Argjentinën e Messit.
Renditja:
VIDEO:
Polonia fitoi 2-0 me Arabinë Saudite në Kupën e Botës. Në fundin e ndeshjes një nga tifozët e arabëve ka hequr bluzën e kombëtares së tij dhe ka shfaqur atë të Polonisë. Duket se humbja nuk i ka bërë mirë tifozit, me pamjet që po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.
Poloni 2-0 Arabia Saudite. Robert Lewandowski shënon golin e dytë për polakët në minutën e 82. Kapiteni i Polonisë gjen golin e parë në një Kupë Bote edhe pas gafës së mbrojtjes së Arabisë Saudite.
39’ Robert Leënadoëski asiston për Zielinskin dhe ky i fundit nuk gabon duke kaluar Poloninë në avantazh. Gjithsesi nuk kaloi shumë dhe në minutën e parë shtesë të pjesës së parë Arabia Saudite fitoi penallti. Nga 11 metrat Al Daësari gaboi dhe pas tij një tjetër në tentativën e dytë, me portierin Szczesny i cili u shndërrua në hero.