KATAR 2022/ Tjetër skandal në sytë e FIFA-s, policët ndalojnë fanellat me mesazhe për të drejtat e grave në Iran (VIDEO)

25 Nëntor 2022, 13:47| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 13:56

  • Share

Pas shiriti të kapitenëve ‘One Love’ një tjetër skandal është shënuar në Katar ku po mbahet Botërori i 22 në histori.

Brenda dhe jashtë stadiumit, teksa në program ishte ndeshja Iran-Uells, janë ndalur disa bluza të cilët kishin shkrime për të mbrojtjen e të drejtave të grave. Kjo si mesazh për regjimin në Iran, por që me të pikasur janë hequr nga policët dhe forcat e sigurisë në Katar.

Në bluze shkruhej “Liri për gratë”, ndërsa gjatë ndeshjes po brenda stadiumit u konfiskuan edhe disa flamuj. Pikërisht sot është edhe dita ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të grave.

Kjo ndodhi në sytë e FIFA-s, që pak ditë më parë kërcënoi edhe për shiritin e kapiteni ‘one love’. FIFA tha se nëse kapitenët e disa kombëtareve do ta mbanin atëherë do ndëshkoheshin me karton të verdhë.

Shiriti ‘one love’ simbolizon gjithëpërfshirjen, pa përjashtuar as homoseksualitetin, i palejuar në Katar.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?