KATAR 2022/ Ndodh surpriza e dytë e Botërorit, Japonia fiton me përmbysje kundër Gjermanisë! Festë e samurajve në Katar (VIDEO)

23 Nëntor 2022, 15:57| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 18:59

  • Share

FT/ Gjermani 1-2 Japoni (Gundogan 33' (p) / Doan 75', Asano 83')

Botërori i Katarit vijon të jetë i mbushur me befasi. Gjermania humbi 1-2 me Japoninë në ndeshjen e parë të grupit E. Skuadra e Flick kaloi e para në avantazh me Gundogan në minutën e 33 të ndeshjes nga pika e bardhë e penalltisë. Në pjesën e dytë aziatikët kthyen gjithçka në avantazhin e tyre me Doan në minutën e 75 dhe Asano në minutën e 83.

Gjermania lë kështu pikë rrugës, me objektivin që është kalimi i grupit. Edhe pse evropianët nisën mirë gjithçka, skuadra e "samurajve" fitoi me përmbysje. Ndeshja nisi mirë për gjermanët, që humbën disa raste shënimi para se Gundogan me 11 metërsh të kalonte ekipin e tij në avantazh. Me pjesën e parë që u mbyll në epërsinë e Gjermanisë, skuadra e Flick lëshoi në 45 minutat e dyta.

Neuer mbajti disa herë të paprekur rrjetën e tij, para se Doan në minutën e 75 të ndeshjes të barazonte gjithçka. Në të 83 minutë Gjermania pësoi edhe golin e dytë nga Asano. Kontroll dhe gjuajtje e bukur nga japonezi, që i dërgoi të tijtë me tre pikë në krye të grupit E. Gjermania me zero pikë qëndron në fundin e renditjes, teksa Spanja dhe Kosta Rika përplasen sot në 17:00 për herë të parë në Botëror. Kujtojmë se gjermanët e nisën ndeshjen me protestë kundër FIFA-s dhe Katarit për të drejtat e njeriut, me lojtarët që pozuan me gojën mbyllur. Pas humbjes së Argjentinës nga Arabia Saudite, edhe Gjermania e nis me humbje Botërorin.

 

Ora 22:59
Humbja e Gjermanisë në Botëror, feston klubi i Bundesligës

Japonia fitoi 2-1 me Gjermaninë në grupin E të Kupës së Botës. Golin e fitores për japonezët e shënoi Asano Takuma, që luan në Bundesligë me Bochum. Klubi gjerman ka uruar lojtarin e Japonisë, që rezultoi deçiziv edhe pse u fut në minutën e 57. Kështu, një klub i Bundesligës u detyrua të "uronte" humbjen e Gjermanisë.

"Japonia, një paraqitje shumë e fortë nga @asatakugram në Kupën e Botës: Hyri në lojë në minutën e 57-të, më pas shënoi golin e fitores për të bërë rezultatin 2-1 kundër @dfb_team! Urime Takuma", ka shkruar klubi i Bochum që mban vendin e parafundit në Bundesligë.

Ora 22:48
FOTO/ Leksione qytetarie pas fitores me Gjermaninë, tifozët e Japonisë pastrojnë stadiumin

Pas fitores 2-1 të kombëtares së tyre kundër Gjermanisë në Botërorin e Katarit, tifozët e Japonisë nuk kanë harruar që pas festës të marrin qeset dhe të pastrojnë shkallët e zonës së tyre në stadium. Ky është një ritual nga tifozët e Japonisë, që tregojnë nivel të lartë qytetarie.

Ora 20:19
Gundogan trondit Gjermaninë pas disfatës me Japoninë: Lojtarët nuk e donin topin, s'na kanë shënuar ndonjëherë kaq lehtë sa sot

Gjermania humbi 2-1 me Japoninë në Kupën e Botës. Disfata ka tronditur Gjermaninë, me Ilkay Gundogan që akuzon bashkëlojtarët.

"Ja bëmë shumë të lehtë. Sidomos golin e dytë, nuk e di nëse është shënuar në Kupën e Botës më lehtë ndonjëherë se sa ai gol. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Ne jemi në Kupën e Botës këtu. Mendoj se dominuam ndeshjen për pjesën më të madhe të saj. Neuer na shpëtoi një herë në pjesën e dytë. Kjo është arsyeja pse e kemi. Kishim disa mundësi të pabesueshme përpara dhe nuk ia dolëm të shënonim golin e dytë.

Mënyra se si u pësuan golat brenda 8 minutash ishte shumë e thjeshtë. Kishim pak mungesë besimi kur kishim topin në nisjen e aksioneve nga mbrapa. Mbajtja e topit, lëvizja, pasimi. Ne besuam shumë më tepër se sa duhet te topi i gjatë në pjesën e dytë. Kur luanim top të shkurtër, e humbnim shumë lehtë. E ndjeje që jo gjithkush e donte topin. Ne humbëm topin shumë shpesh dhe me shumë lehtësi", tha Gundogan.

Ora 19:40
VIDEO/ Emocione që t'i jep vetëm futbolli, tifozët e Japonisë 'pushtojnë' rrugët në ishull! Festë e madhe pas fitores kundër Gjermanisë në Botëror

Japonia fitoi 2-1 me Gjermaninë në grupin E të Kupës së Botës. Fitorja ka bërë që në Japoni të jenë të shumta festimet. Tifozët janë "derdhur" në rrugë, aty ku kanë bllokuar edhe trafikun nga festa. Emocione të mëdha për tri pikë të merituara në debutimin e këtij Botërori për Japoninë.

 

Ora 19:30
Protesta e Gjermanisë në Botëror do kopjohet nga Zvicra? Granit Xhaka: Mos i japim askujt mësime

Gjermania humbi në Botëror 2-1 me Japoninë. Para ndeshjes skuadra gjermane pozoi duke zënë gojën, në shenjë proteste për të drejtat e munguara të njeriut në Katar. Shtatë nga kapitenët e kombëtareve kishin vendosur që shiritin në krah ta mbanin me ngjyrat e LGBT, çka është e ndaluar me ligj në Katar. Në të tilla kushte Gjermania protestoi në këtë formë. Në lidhje me një "kopjim" të këtij gjesit nga Zvicra, kapiteni i helevetëve, Granit Xhaka kërkoi përqëndrim në lojë.

"Unë nuk mendoj se duhet të bëjmë si ekipi gjerman. Ne duhet të respektojmë rregullat dhe të përqendrohemi në futbollin tonë, kjo është gjithçka që kam ndërmend të bëj. Ne duhet të luajmë futboll dhe të mos i japim mësime askujt”, tha kapiteni Xhaka.

Ora 15:47
VIDEO/ Kontroll brilant dhe gol për manual, Japonia përmbys Gjermaninë dhe merr avantazhin

Japonia ka shënuar golin e dytë me Asano në minutën e 83. Aziatikët përmbysin Gjermaninë në Kupën e Botës duke e çuar rezultarin në 1-2.

 

Ora 15:39
VIDEO/ Shokohet Gjermania në Kupën e Botës, Japonia barazon rezultatin 15 minuta nga fundi i ndeshjes

Doan Ritsu ka barazuan ndeshjen për Japoninë. Në minutën e 45 të sfidës, japonezët kanë vendosur shifrat në 1-1 kundër Gjermanisë.

 

Ora 15:28
FOTOLAJM/ Me fanellën e Gjermanisë dhe emrin e Messit, Botërori 'i çuditshëm' i Katarit

Në ndeshjen mes Gjermanisë dhe Japonisë në stadiumin Khalifa International në Doha janë afro 42 mijë tifozë të pranishëm. Një nga tifozet e Gjermanisë ka zgjedhur të veshë bluzën e kombëtares së saj por me emrin e Messit në shpinë. Duket se "Pleshtin" e duan të gjithë.

Ora 15:18
FOTO/ Gjermania e nis Botërorin me protesta, lojtarët mbyllin gojën në shenjë revolte kundër FIFA

Gjermania e nisi Botërorin 2022 me ndeshjen kundër Japonisë. Lojtarët gjermanë kanë pozuar në foton para ndeshjes duke vendosur dorën në gojë, në shenjë proteste kundër FIFA-s dhe shtetit të Katarit. Gjithçka lidhet me mungesën e të drejtave të njeriut në vendin organizator. Te Gjermania kërkonin të mbanin shiritin e kapitenit me ngjyrat e LGBT, teksa FIFA nuk e ka lejuar diçka të tillë. Kësisoj gjermanët kanë pozuar me gojën të mbyllur.

Ora 14:36
KATAR 2022/ Zhbllokohet sfida në Doha, turko-gjermani Gundogan ndëshkon Japoninë (VIDEO)

33’ Ilkay Gundogan është bërë autori i golit të parë për Gjermaninë në Botërorin e Katarit. Mesfushori me origjinë turke ka ndëshkuar Japoninë me penallti.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?