Një gol i Embolo-s ka bërë që Zvicra ta nis me këmbën e mbarë Katar 2022. Përfaqësuesja ‘helevete’, në ndeshjen e parë të G ka mposhtur 1-0 Kamerunin, që në pjesën e parë shpërdoroi shumë raste.
Afrikanët e nisën me marshin e pestë ndeshjen në stadiumin ‘Al Janoub’, duke rrezikuar disa herë Ekambin dhe sulmuesin e Bayern Mynchen Choupo-Moting. Gjithsesi atë që se bëri Kameruni e bëri Zvicra në pjesën e dytë. Në minutën e 48 Xherdan Shaqiri dha një asist perfekt për Embolo-n në zonë dhe sulmuesi nuk gaboi para Onana-s.
Embolo zgjodhi të mos e festonte golin, pasi origjinë e futbollistët të Zvicrës është nga Kameruni.
Pavarësisht kësaj Zvicra tani pret e qetë sfidën mes Brazilit dhe Serbisë, gjithashtu e vlefshme për grupin G.
Formacionet zyrtare
Breel Embolo i dha fitoren Zvicrës me golin e tij kundër Kamerunit në Kupën e Botës. Sulmuesi i helvetëve është me origjinë nga Kameruni dhe ka lindur në këtë vend, teksa nuk festoi pas golit në shenjë respekti. Pas ndeshjes ai është shprehur krenar që shënoi në Kupën e Botës dhe i uron fat Kamerunit për në vijim.
"Është një ëndërr. Shënoj golin tim të parë në një Kupë Bote dhe kundër Kamerunit. Pas gjithë kësaj kohe dhe gjithë asaj që është thënë. Jam jashtëzakonisht krenar. Gjithë të mirat për Kamerunin. Treguam se jemi një grup i pjekur. Bëmë disa gabime të thjeshta, por i korrigjuam pas pushimit dhe krijuam raste të mira. Urime skuadrës, vazhdojmë përpara", tha Embolo.
49’ Zvicra ka kaluar në avantazh në Botëror dhe kjo edhe për meritë të Xherdan Shaqirit. Shqiptari ka dhënë një asist të artë për Embolo-n brenda zonës dhe ky i fundit nuk ka falur. Gjithsesi sulmuesi nuk feston, pasi vendi i origjinës është Kameruni