Marc Tarabella

‘Katargate’, prangoset eurodeputeti belg Marc Tarabella! U thirr për tu marrë në pyetje dhe u arrestua

10 Shkurt 2023, 12:21| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 12:28

  • Share

Disa ditë pasi Parlamenti Evropian u hoqi imunitetin, eurodeputeti belg Marc Tarabella është prangosur sot si pjesë e hetimeve për skandalin e quajtur ‘KatarGate’.  Ai ishte thirrur për tu marrë në pyetje mëngjesin e sotëm dhe i janë vënë prangat.

Tarabella i ka mohuar akuzat por më pas u përjashtua grupi socialdemokrat. E njëjta masë u mor edhe ndaj deputetit italian Andrea Cozzolino.

Lajmi për arrestimin është konfirmuar nga zëdhënësi i prokurorisë federale në Bruksel, duke saktësuar se Tarabella aktualisht po merret në pyetje në paraburgim. Politikani belg ishte marrë në pyetje pas deklaratave të ish-deputetit italian Antonio Panzeri, i cili ndodhet tashmë në burg pasi kishte negociuar dënimin me një vit. Akuza është se ai ka marrë para nga qeveritë e Katarit dhe Marokut për të ndikuar në politikën evropiane, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.

Shtëpia e Tarabellës u bastis muajin e kaluar kur policia belge arrestoi katër persona. Prokurorët më pas kërkuan nga Parlamenti që t’i hiqte imunitetin së bashku me Cozzolino.

Me ngritjen e duarve, asambleja mbështeti propozimet për heqjen e imunitetit të italianit Andrea Cozzolino dhe belgut Marc Tarabella.  Tarabella mori pjesë vetë në votim ndërsa më pas iu drejtua një dhome ku deklaroi se do të bisedonte me gjyqtarin dhe hetuesit belgë.

Çështja Katargate doli në dritë kur një Eva Kaili, një eurodeputete greke dhe tre të dyshuar të tjerë u arrestuan nën dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash. Ndërkaq Pier Antonio Panzeri pranoi t’i “tregonte të gjitha” si pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.

Ai dyshohet se ka udhëhequr një rrjet që merrte ryshfet nga Katari dhe Maroku në këmbim të ndikimit në Parlamentin Evropian.  Si Katari ashtu edhe Maroku kanë hedhur poshtë akuzat se ata kërkuan të fitonin ndikim mbi eurodeputetët.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?