Iran 2-3 Katar

Katari mposht 3-2 Iranin në Doha, gjen Jordaninë në finalen e Kupës së Azisë (VIDEO)

7 Shkurt, 18:09| Përditesimi: 7 Shkurt, 18:12

  • Share

Jordani - Katar, kjo do jetë finalja e Kupës së Azisë që do luhet të shtunën e dhjetë shkurtit duke nisur nga ora 16:00 në Doha. Pasi Jordania bëri dje surprizën dhe siguroi finalen duke eliminuar Korenë e Jugut, tanimë organizatorët e Katarit siguruan biletën e dytë në gjysmëfinalen e fituar 2-3 kundër Iranit.

Djemtë e Bartolomeo Marquez ishin më kërkues në fushë, paçka se pësuan gol që pas katër minutave lojë nga mesfushori i Romës, Azmoun. Katari u zgjua dhe brenda pjesës së parë përmbysi me Abdulsallam dhe Afif, para se Jahanbakhsh të barazonte me penallti në pjesën e dytë.

Minuta e 82-të ishte vendimtare, me Almoez Ali që shënoi golin e tretë dhe të fitores për Katarin. Ishte VAR që akordoi golin e rregullt, pasi anësori e anuloi për pozitë jashtë loje. Në fund Irani e mbylli me një lojtar më pak, kjo pas daljes me karton të kuq të Khalilzadeh. Iranianët në aksionin e fundit goditën dhe shtyllën.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?