Lufta në Rripin e Gazës

Lufta në Gaza/ Media: Hamasi drejt lirimit të pengjeve edhe pa ndalimin e sulmeve Izraelite! Katari pranon kërkesën e SHBA për të dëbuar liderët e fraksionit palestinez

4 Maj, 08:57| Përditesimi: 4 Maj, 17:14

  • Share

Sipas mediave të huaja, zyrtarë të lartë izraelitë janë shprehur se ka gjasa që Hamasi të pranojë të kryejë fazën e parë të marrëveshjes - lirimin e pengjeve – edhe pa një angazhim zyrtar nga Izraeli për t'i dhënë fund luftës.

Udhëheqja e Hamasit iu përgjigj me frymë pozitive marrjes pjesë në diskutime për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Izraelin. Megjithatë delegacioni Hamasit nuk do të jap një përgjigje përfundimtare sa i përket armëpushimit, por do të negociojë më tej.

Sakaq, sekretari amerikan i shteti Anthony Blinken u shpreh se Hamasi është e vetmja pengesë mes popullit të Gazës dhe armëpushimit.

Sipas Uashington Post, Blinken muajin e kaluar i ka kërkuar Katarit të dëbojë udhëheqjen e Hamasit nga Doha, nëse ata vijojnë të refuzojnë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.

Kjo kërkesë siç bëhet me dije është pranuar nga Katari për të dëbuar udhëheqjen e Hamas, përfshirë Ismail Haniyeh.

Nga ana tjetër, vijojnë protestat pro-palestineze në Universitetin e Kolumbisë në SHBA. Sipas mediave amerikane, këto protesta kanë vënë në rrezik ceremoninë e diplomimit e parashikuar më 15 maj.

Ora 16:56
Lufta në Gaza/ Izraeli: Do të dërgojmë një delegacion në Kajro vetëm nëse ka përgjigje pozitive nga Hamas

1714834808_ergewgewgew.JPG

Një delegacion izraelit do të shkojë në Kajro vetëm "nëse ka një përgjigje nga Hamasi premtuese për negociata".

Kështu thanë burimet izraelite, duke shtuar se “delegacioni tashmë është gati të niset dhe ka marrë mandatin për marrëveshjen”.

Në Izrael, shtojnë mediat, shpresohet se përgjigja nga fraksioni islamik do të arrijë sonte ose nesër në mëngjes.

Ora 15:55
Media: Hamasi drejt lirimit të pengjeve edhe pa ndalimin e sulmeve nga Izraeli

1712235573_hamas.JPG

Sipas mediave të huaja, zyrtarë të lartë izraelitë janë shprehur se ka gjasa që Hamasi të pranojë të kryejë fazën e parë të marrëveshjes - lirimin e pengjeve – edhe pa një angazhim zyrtar nga Izraeli për t'i dhënë fund luftës

Ora 14:06
Mijëra pelegrinë në Jerusalem për ceremoninë e Zjarrit të Shenjtë, forcohen masat e sigurisë

Mijëra pelegrinë kanë mbushur Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem, duke pritur ritin e Zjarrit të Shenjtë e të Shtunës së Madhe përpara Pashkëve Ortodokse.

Masat e sgurirsë janë forcuar në të gjithë qytetin për këtë rast, veçanërisht rreth kishës, ku ka qindra policë, zjarrfikës dhe personel shëndetësor, raporton Tass.

I intervistuar nga agjencia ruse e shtypit, zyrtari i policisë izraelite Michael Zingerman shpjegoi se bazilika mund të strehojë 9 mijë njerëz, por  këtë vit numri është dukshëm më i ulët për shkak të tensioneve midis Hamasit dhe Izraelit.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?