Në lidhje me katastrofën ekologjike me djegien e mbeturinave në Manëz por dhe në koshat e plehrave në mes të qytetit të Durrësit ka sjellë reagimin e Partisë Demokratike. Kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri tha se pastrimin i qytetit është dështimi më i madh që ka ardhur si pasojë e paaftësisë dhe korrupsionit që ka nisur që në 2007 me Vangjush Dakon dhe vijon edhe sot. Xhaferri tha se të zhvendosë katastrofën mjedisore nga Porto Romano në Manëz është dështim tjetër, ku qytetarët vijojnë të helmohen nga djegia e plehrave.
"Degradimi i Durresit ka filluar qe ne vitin 2007 kur ne krye te Bashkise u vu Vangjush Dako e se bashku me te mafia dhe krimi. Ka 13 vjet qe jemi deshmitare te rrenimit te vazhdueshem te qytetit. Nga te gjithe deshtimet e Bashkise, te cilat i kemi pare e i kemi shprehur, pastrimi i qytetit eshte deshtimi me i madh. Ky deshtim vjen nga arroganca, paaftesia dhe korrupsioni. Por ky deshtim ka nje kosto shume te larte per mjedisin e si rrjedhoje per shendetin e te gjithe qytetareve te Durresit. Ne 2018 si pasoje e djegies ne qiell te hapur te mbeturinave ne Porto-Romano u shpall emergjenca mjedisore. Eshte bere nje tender korruptiv prej 11,5 milion Euro per ta kthyer fushen ku digjeshin mbetjet ne Porto-romano ne Eco-Park. Ndersa jane levruar parate e korrupsionit nuk ka para per te hequr mbetjet e shperndara, ne te gjithe qytetin, ne fillim te sezonit turistik. Ne vend te zgjidhjes se problemit Bashkia vetem sa kerkoi ta spostonte ate duke cuar mbetjet ne Manze. Prandaj kete fundjave qytetaret e Manzes protestuan papushim kundra helmimit te femijeve te tyre. Te zevendesosh nje katastrofe mjedisore me nje tjeter eshte deshtim i paprecedente. Teksa Dako dhe Rama mendojne si te perfitojne edhe me shume nga tenderi i Eco-Parkut, qytetaret e Durresit dhe te Manzes vazhdojne e frymojne mes mbetjeve", tha Xhaferri.
Lajmi kryesor: