Katastrofa në Arktik...Putin shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas derdhjes së 20,000 ton naftë

4 Qershor 2020, 17:05| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 17:10

  • Share

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi 20,000 ton naftë rrodhën në Arktik.

Derdhja ndodhi kur një rezervuar karburanti në një termocentral pranë qytetit Norilsk siberian u rrëzua.

Presidenti Putin shprehu zemërim pasi zbuloi që zyrtarët mësuan për ngjarjen dy ditë më vonë. Permes nje video konference ai fajësoi publikisht veprimet e guvernatorit të rajonit të shkatërruar nga katastrofa.

Fabrika është në pronësi të një filiali të Norilsk Nickel, i cili është prodhuesi kryesor i nikelit dhe palladiumit në botë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?