Katastrofa në Genova

Bota

Katastrofa në Genova, sot mbahet ceremonia mortore shtetërore për viktimat

18 Gusht 2018, 01:38| Përditesimi: 18 Gusht 2018, 01:47

  • Share

Në ditën e sotme do të mbahet ceremonia shtetërore për varrosjen e viktimave të tragjedisë në Gjenova. Bëhet e ditur nga mediat italiane se vetëm 18 funerale do të jenë në ceremoninë mortore shtetërore, pasi të tjerët nuk kanë pranuar.

Mirëpo, familjarët e viktimave kanë shprehur zemërim ndaj shtetit, duke i bërë fajtorë të tragjedisë.

Veçse, në qendrën e ofruar nga komuna, prindërit e shqiptarit Marius Djerrit kanë vendosur që t’i japin lamtumirën e fundit në një ceremoni shtetërore.

Ndërkohë vazhdojnë evakuimet e banorëve që kishin shtëpinë poshtë urës “Morandi”.

Çdo familje e prekur nga tragjedia regjistrohen tek qendrat e posaçme dhe pastaj shoqërohen nga zjarrfikëset për të marrë sendet personale dhe për të lënë përgjithmonë shtëpinë.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të gërmojnë pa ndërprerje në vendngjarje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?