Katastrofa në Valencia/ Mbreti Felipe dhe Kryeministri Sanchez priten me protesta, gurë e baltë nga banorët! I quajnë vrasës (VIDEO)

3 Nëntor, 17:31| Përditesimi: 4 Nëntor, 07:17

  • Share

Pakënaqësia në zonën e Valencias me autoritetet e qeverisë është e madhe. Mbreti dhe kryeministri janë pritur me protesta popullore, teksa numri i viktimave rritet çdo ditë pas fatkeqësisë natyrore që goditi rajonin jugor të Spanjës ditë më parë (deri tani 2017 të vdekur).

Banorët e zonës së Paiportes goditën makinën e presidentit të qeverisë, Sanchez, i cili vendosi të largohej me nxitim, ndërsa familja mbretërore duroi britmat, fyerjet dhe baltën e hedhur.

Në disa pamje, banorët e zonës janë dëgjuar duke bërtitur “vrasës” dhe “turp” dhe kanë hedhur baltë në drejtim të mbretit, i cili është pyetur pse nuk është bërë asgjë për të shmangur tragjedinë.

Rebelimi i baltës përfundoi me momente tensioni maksimal. Ardhja e familjes mbretërore, kryeministrit Pedro Sánchez dhe presidentit të Generalitat, Carlos Mazón, përfundoi me një shpërthim zemërimi dhe indinjate që çoi në shpërthime dhune.

Në mes të shpërthimit, britmave, sharjeve dhe 'shiut' të gurëve, kryetari i qeverisë vendosi të ndërpresë vizitën dhe të largohet i shoqëruar nga një pjesë e shërbimit të tij të sigurisë, duke kërkuar makinën me të cilën do të nisej, siç shihet edhe nga pamjet. Por mjeti përfundoi i goditur keq, me xhama dhe pasqyrë të thyer, por nuk ka raportime nëse kryeministri Sanchez mori lëndime.

Mbreti Felipe, së bashku me mbretëreshën Leticia, e duruan situatën e tensionuar dhe u përpoqën të dialogonin dhe të dëgjonin banorët e Paiportës. Ndërsa Sanchez u përpoq të largohej, ai u ndoq nga disa banorë, që e goditën fillimisht me shkop në shpinë, raporton “Marca”. Kurse në ikje e sipër makina e tij u sulmua me gurë.


Lajmi kryesor:

Përmbytjet në Spanjë/ 217 viktima! Mbreti Felipe mbërrin në zonat e përmbytura, qytetarët i hedhin baltë! Kryeministri Sanchez goditet me shkop


A.Q//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?