Katastrofë ekologjike në Kune në Shëngjin! Bregdeti mbulohet nga mbetje te ndryshme, deri tek kafshët e ngordhura

13 Prill 2022, 13:12| Përditesimi: 13 Prill 2022, 13:20

  • Share

Pamjet e bregdetit te Kunës në Shëngjin, tregojnë një katastrofë të vërtetë ekologjike. Brezi i rërës është mbuluar nga mbetje te ndryshme te sjella nga deti pas reshjeve te fundit te shiut. Plastika, mbetje drurësh e deri tek kafshët e ngordhura, kanë dalë në breg, duke sjell një ndotje mjaft te madhe.

Kjo situatë vijon prej të paktën 4 ditësh dhe ende nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e mbetjeve. Ndotja e krijuar është panorama më skandaloze e prezantimit të kësaj zone turistike në këtë pranvere, ku numri i vizitoreve është gjithnjë në rritje.

‘Mirëmbajtje do të ishte që biznesi, njësia bashkiake ta ketë detyrë të përvitshme, që të pastrohet. Këtu vijnë dallgë dhe mbeturinat do të përmbyten në rërë. Kjo gjendje aktuale është në stilin e punës, deri sa të vijë momenti i përgatitjes serioze. Kjo situatë është e përvitshme. O zot si nuk e vret syrin e vizitorëve. E para që unë do të sugjeroja do të ishte, jo a vret syrin e vizitorëve, por edhe të atyre që kalojnë këtu.’- tha një banor.

Situata e cila krijohet në vazhdimësi kur ka det të trazuar, është dëshmi e papërgjeshmërisë së njerëzve dhe dështimit të institucioneve në menaxhimin e mbetjeve, të cilat hidhen në brigjet e përrenjëve e lumenjëve e pastaj përfundojnë në det.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dru_me_pre: 13/04/2022 13:26

    Pastaj ne vere kerkojne nga 70€ Euro Natalie, kur ne fakt as 7€ nuk i kane hak!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?