Princesha e Uellsit, Kate Middleton është shfaqur ditën e sotme në publik pas diagnozës së kancerit. Katë i është bashkuar familjes mbretërore për të festuar ditëlindjen zyrtare të Mbretit Charles III.
Ajo ishte së bashku me princ William dhe me tre fëmijët e saj, Princin George, Princesha Charlotte dhe Princin Louis.
Kate kishte zgjedhur të vishte një fustan të bardhë me një fjongo të me vija të zeza dhe të bardha.
Paraqitja e Princeshës së Uellsit në Trooping the Color vjen pasi ajo konfirmoi me anë të një postimi në rrjetet sociale se do të merrte pjesë në ceremoni, duke theksuar se do t'i duhen muaj për tu rikthyer plotësisht.