Kate Middleton

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas përfundimit të kimioterapisë

23 Shtator, 19:03| Përditesimi: 23 Shtator, 19:06

  • Share

Princesha e Uellsit është shfaqur ditën e djeshme për herë të parë në publik, pasi njoftoi se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë.

Ajo ishte së bashku me princin William dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore në një ceremoni që u mbajt në kishën Crathie Kirk pranë kalasë Balmore në Skoci.

Kate u fotografua e ulur si pasagjere pranë bashkëshortit, në makinën që drejtohej nga ky i fundit. Ajo mbante një kapele në ngjyrë jeshile të errët me pupla, një pallto kafe me kuadrate, ndërsa princi kishte zgjedhur të vishte një kostum të errët.

Kate zbuloi se ishte diagnostikuar me kancer përmes një videoje që ajo publikoi në muajin mars të këtij viti.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?