Familja mbretërore

Kate Middleton thyen protokollin mbretëror në paraqitjen e pashkëve, Ja çfarë rregulli theu dukesha

10 Prill 2023, 14:44| Përditesimi: 10 Prill 2023, 14:57

  • Share

Dukesha Kate Middleton dhe Princi Ëilliam duket se po ndihen shumë blu këto pashkë, të koordinuar me veshjet shumëngjyrëshe me të tre fëmijët e tyre ata morën pjesë në një shërbim të Kishës.

Dukesha e Uellsit, 41-vjeçe që gjithmonë duket mbresëlënëse në daljet e saj publike, spikati dje me veshjen e saj. E tëra në blu, dukesha kishte veshur një pallto dhe kapele blu të ngjashme por ajo që u spikat ishte një detaj që bie ndesh ne rregullat e protokollit mbretëror.

Thonjtë e duarve të gruas së Princit Ëilliam ishin të lyer me një ngjyrë të kuqe të errët, e cila nuk përdoret nga anëtarët e familjeve mbretërore.

Gazeta britanike “Daily Mail”, thotë se fansat e Kate komentuan me fjalë të mira për grimin por nuk e fshehën habinë për ngjyrën që kishte zgjedhur për manikyrin. Siç përmend edhe mediat, zgjedhja e ngjyrës për shërbesën e Pashkëve në kapelën e Shën Gjergjit ishte e kuqe e thellë.

Shumë përdorues të Twitter vunë në dukje se anëtarët e familjes mbretërore po zgjedhin ngjyrat natyrale të thonjve, duke kujtuar se mbretëresha e ndjerë Elizabeth, preferonte nuancat neutrale gjatë gjithë monarkisë së saj.

Eksperti i protokollit mbretëror William Hanson, thekson se ngjyrat e kuqe dhe rozë e ndezur nuk janë të përshtatshme për raste zyrtare dhe sidomos gjatë zisë. Ngjyrat e lejuara, shpjegoi Hanson, përfshijnë “rozë të tejdukshme ose të errët’ .

“A e shihni atë që shoh unë? Shikoni thonjtë në gishtat e princeshës…surprizë ”, shkruan një komentues.

Kjo shënon festën e parë të Pashkëve që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth ll, me përgatitjet që po zhvillohen për kurorëzimin e ardhshëm të pasuesit të saj Charles dhe Camilla.

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?