Katedralja Rouen

Francë/ Katedralja Rouen përfshihet nga flakët (VIDEO)

11 Korrik, 17:08| Përditesimi: 11 Korrik, 17:20

  • Share

Katedralja Rouen në Francë është përfshirë nga flakët ditën e sotme..

Sipas mediave të huaja, imazhet e postuara në mediat sociale treguan flakët që shpërthenin nga një tendë pranë majës së ndërtesës.

“Një zjarr ka rënë në majën e katedrales së Rouen-it. Origjina është e panjohur në këtë fazë. Të gjitha burimet publike janë mobilizuar,” shkroi kryetari i bashkisë së qytetit, Nicolas Mayer-Rossignol, në platformën ‘X’.

Drejtori i zjarrfikësve bëri me dije se zjarri është shkaktuar nga elementët plastikë që ishin duke përdorur puntorët për restaurimin e katedrales.

“Kemi ndërhyrë në një kantier ndërtimi. Elementet që digjen janë elementë plastikë të kantierit”, tha drejtori i zjarrfikësve në kantier.

 

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?