Bashkëshorti miliarderi i Salma Hayek ka premtuar 100 milionë euro për të ndihmuar në rindërtimin e katedrales së 'Notre Dame' e cila u përfshi nga flakët mbrëmjen e dhjeshme. Biznesmeni francez Francois-Henri Pinault bëri njoftimin menjëherë pasi zjari i madh përfshiu ndërtesën 850-vjeçare në zemër të Parisit.
Pinault, i cili u martua me aktoren meksikane-amerikane,Salma Hayek në 2009, është shefi ekzekutiv i Kering, i cili zotëron markat si Gucci dhe Yves Saint Laurent. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas thirrjes së presidentit Macron për një fushatë kombëtare në mbledhjen e fondeve për rimëkëmbur Notre Dame nga dëmet që shkaktuan flakët.
Lajmi kryesor:
Zyrtare: Zjarri në 'Notre Dame' aksidental, dhurohen rreth 1 miliard € për rindërtimin (VIDEO)
B.K./ReportTv.al