Raundi i gjashtë i Kategorisë së Parë ka dhuruar surpriza këtë të premte. Laçi dhe Apolonia barazuan 1-1, ndërsa Pogradeci u mposht 2-3 në shtëpi nga AF Luftëtari. Të shtunën duke nisur nga ora 14:00 do luhen katër ndeshjet e mbetura për këtë raund.
Në stadiumin e Laçit, vendasit nuk mundën të merrnin tri pikë duke u barazuar 1-1 nga Apolonia. Nerguti kaloi Laçin në epërsi pas 33 minutave lojë, ndërsa Trifoni barazoi në minutën e 73-të.
Në stadiumin 'Gjorgji Kyçyku', Pogradeci vendas u mposht 2-3 nga AF Luftëtari. Diamanti dhe Isteri shënuan dy herë për miqtë gjirokastritë, para se Santi dhe Kazeem të barazonin për 2-2. Në minutën e 83-të, Kalonji Nyanguila shënoi golin me vlerën e tri pikëve për AF Luftëtarin.
Me 13 pikë dhe një ndeshje më pak, Skënderbeu mban kreun e renditjes. Pas korçarëve janë Laçi, Apolonia, Pogradeci, Burreli dhe AF Luftëtari. Pas katër përballjeve të së shtunës, panorama e Kategorisë së Parë do jetë e plotë.
Kategoria e Parë, raundi i gjashtë:
E premte, 03 tetor 2025
Laçi 1-1 Apolonia
Pogradeci 2-3 AF Luftëtari
E shtunë, 04 tetor 2025 - 14:00
Burreli - Korabi
Iliria - Besa
Lushnja - Kastrioti
Skënderbeu - Kukësi
Renditja:
Komente
