Kategoria e Parë e futbollit u rikthye në aksion për vitin 2024. Të premte AF Elbasani fitoi në shtëpi me përmbysje 2-1 kundër Korabit, teksa këtë të shtunë u zhvilluan dy duele. Ndeshja tjetër mes Kastriotit dhe Bylisit u shty për shkak të kushteve atmosferike.
Në Fier, Apolonia dhe Flamurtari barazuan 1-1. Sfida e "Loni Papuçiut" ishte e luftuar dhe me raste nga dy skuadrat. Të parët në avantazh kaluan vlonjatët me Behar Ramadanin në minutën e 11-të. Duhej minuta e 19-të që Romeo Harizaj të gjente golin e barazimit nga penalltia. Deri këtu gjithçka në rregull, por kujtojmë se Harizaj është portier dhe mori përsipër goditjen e 11 metërshit.
Nga ana tjetër, Lushnja dhe Tomori ndanë pikët duke barazuar 2-2. "Lagunarët" nuk mundën të mbanin epërsinë e dy golave, me beratasit që dolën me pikë nga transferta. Për djemtë e Maganit shënuan Leroux dhe Canka në minutat 10 dhe 12, ndërsa barazuan Gjoni dhe Lila në minutat 34 dhe 65.
Kjo javë në Kategorinë e Parë mbyllet të dielën në orën 13:30 me dy duele. Besa pret Burrelin, ndërsa Vora luan me Luzin. Pas kësaj jave, AF Elbasani e sheh veten në krye me 39 pikë, aq sa ka edhe Bylis me një ndeshje më pak.
Kategoria e Parë, java 17-të:
E premte
AF Elbasani 2-1 Korabi
E shtunë
Apolonia 1-1 Flamurtari
Lushnja 2-2 Tomori
Kastroti - Bylis (shtyrë për shkak të kushteve atmosferike)
E dielë - 13:30
Besa - Burreli
Vora - Luzi
Renditja:
FIER - Apolonia dhe Flamurtari barazuan 1-1 për raundin e 17-të në Kategorinë e Parë. Ramadani shënoi për miqtë, teksa portieri Romeo Harizaj shënoi golin e barazimit. Nuk ndodh shpesh të shohësh "gardianët" të marrin përsipër gjuajtjen e 11 metërshave, teksa Harizaj nuk është i mirë vetëm në pritje, por tregohet i saktë edhe duke shënuar.