Pogradeci 1-0 Korabi

Sport

Kategoria e Parë/ Apolonia hap fals, e ndal Erzeni! Pogradeci fiton në shtëpi, paqe në Fushë-Krujë

1 Shkurt, 15:43| Përditesimi: 1 Shkurt, 15:49

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri nisi këtë të shtunë me tre ndeshjet e para për raundin e 21-të.

Te fitorja doli Pogradeci, që në shtëpi mposhti 1-0 Korabin falë një penalltie të kthyer në gol nga Vangjel Zguro. Paqe në "Redi Maloku" të Fushë-Krujës, me Kastriotin dhe Valbonën që barazuan 1-1. Goli i Krasniqit te miqtë u barazua nga Ajazi.

Ndërkohë në "Tofik Jashari" të Shijakut, Erzeni ndali në barazim pa gola Apoloninë, paçka se Gjoni te vendasit doli me karton të kuq që në pjesën e parë.

Të diel në orën 13:30 luhen edhe tre ndeshjet e mbetura, ku në fushë dalin tre ekipet që renditen në vendet e para.

Kategoria e Parë, raundi 21:

E shtunë, 01 shkurt 2025 - 13:30

Erzeni 0-0 Apolonia

Kastrioti 1-1 Valbona

Pogradeci 1-0 Korabi

E diel, 02 shkurt 2025 - 13:30

Burreli - Vora

Lushnja - Flamurtari

Besa - Kukësi

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?