Kategoria e Parë zhvilloi sot pesë ndeshjet e para për javën e shtatë. Dhjetë gola u shënuan në pesë duelet, me befasitë që nuk munguan as këtë javë. Besa barzoi 0-0 me Luzin, duke qenë ndeshja e vetme që nuk prodhoi gola. Befasi edhe për Apoloninë dhe Korabin, që u mundën në transfertë nga Oriku dhe Tërbuni.
Në Lushnjë, lagunarët morën tri pikë shprese kundër Turbinës së vendit të fundit. Edlir Tetova debuton kështu me fitore në stolin e Lushnjës, falë dopietës së Pepës. Në Pukë, Tërbuni vendas mundi 2-1 Korabin, ndërsa Oriku e inauguroi fushën e re me fitoren 3-0 me Apoloninë. Burreli fitoi në shtëpi 2-0 me Tomorin.
Kategoria e Parë - Rezultatet, java 7:
Besa 0-0 Luzi
Lushnja 2-0 Turbina (Pepa 42’, 50’)
Tërbuni 2-1 Korabi (Hysa 22’, Xhebrahimi 29’ (p) / Beshiraj 9’)
Oriku 3-0 Apolonia (Tahiraga 42’ (p), Deda 58’, Chukwuma 66’)
Burreli 2-0 Tomori (Farruku 37’, Nascimento 80’)
Nesër:
Skënderbeu - Besëlidhja 16:00
Dinamo - Flamurtari 14:00
Renditja: