Korabi feston fitoren

Kategoria e Parë/ Besa e Vora fitojnë dhe i bëjnë presion Flamurtarit, Apolonia 'shuplakë' Erzenit

30 Tetor, 16:02| Përditesimi: 30 Tetor, 16:05

  • Share

Kategoria e Parë zhvilloi këtë të mërkurë pesë nga ndeshjet e javës së 10-të.

Në Fier skuadra e Apolonisë nuk u kursye dhe shënoi pesë gola kundër Erzenit. Po pesë gola edhe në Kukës, aty ku vendasit u turpëruan 0-5 nga Besa. Tri pikë edhe për Vorën që mundi 2-0 Burelin dhe merr kreun momental.

Në Bajram Curri skuadra e Valbonës barazoi pa gola me Kastriotin, ndërsa në Peshkopi vendasit e Korabit siguruan tri pikë kundër Pogradecit duke e mundur 3-1.

Nesër në Vlorë luhet Flamurtari - Lushnja, me vendasit që kërkojnë tri pikë për t'u rikthyer në krye të renditjes, kjo pasi Vora dhe Besa sot ia dolën të siguronin tri pikët.

Kategoria e Parë, raundi 10-të, 14:00:

Apolonia 5-0 Erzeni

Valbona 0-0 Kastrioti

Korabi 3-1 Pogradeci

Kukësi 0-5 Besa

Vora 2-0 Burreli

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?