Kategoria e Parë ose thënë ndryshe niveli i dytë i futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të gjashtë.
Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia vendase humbi 1-2 kundër Besës. Fierakët kaluan të parët në avantazh me golin e Topit në minutën e 17-të, para se Mazrekaj të barazonte në të 30 minutë. Në fundin e lojës, konkretisht në shtesën e tretë ishte mbrojtësi Goxhaj që shënoi për Besën për përmbysjen 1-2 dhe vendin e parë në klasifikim.
Tri pikë edhe për Burrelin që falë sukesit 1-0 kundër Lushnjës u ritkhye te fitorja. Në Vlorë, Flamurtari mundi pastër 2-0 Valbonën. Kukësi fitoi në shtëpi 1-0 me Korabin, ndërsa Vora me një gol mposhti Pogradecin. Java e gjashtë mbyllet nesër në orën 16:00 me Erzeni - Kastrioti.
Kategoria e Parë, java 6:
E shtunë, 28 shtator 2024
Apolonia 1-2 Besa
Burreli 1-0 Lushnja
Flamurtari 2-0 Valbona
Kukësi 1-0 Korabi
Vora 1-0 Pogradeci
E diel 16:00 Erzeni - Kastrioti
Renditja:
Shijaku shoeton dalipi ose ardi behari laci shpeton suleman starova ose ervi bulku apollonia shpeton orkes shehi qatip osmani murlani shpeton julian amataj ose luan pinari delvina shpeton bledar sinella ose eqerem memalia tefik osmani hamti sali dambulla dhe ilir buziqi
Përgjigju