Besa dhe Pogradeci siguruan finalen e play-off të Kategorisë së Parë, ku do të përcaktohet ekipi që do të përballet me skuadrën e renditur në vendin e tetë në Superligë.
Në ndeshjet e luajtura ditën e enjte, Besa barazoi me Apoloninë 1-1 në stadiumin ‘Niko Dovana’ dhe sipas skemës së përcaktuar nga FSHF skuadra e renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm kualifikohet për në ndeshjen finale në rast barazimi pas 90 minutave të lojës së rregullt.
Ndërsa Pogradeci triumfoi ndaj Burrelit me rezultatin 0-1dhe siguroi finalen e play-off.
Më 28 prill do të luhet sfida finale e fazës play-off, Besa- Pogradeci, për të vendosur skuadrën që do të përballet me ekpin e renditur në vendin e tetë në Superligë në finalen e play out-it, që do të përcaktojë se kush do të luajë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Komente
