Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur këtë të diel raundin e 21-të me tre ndeshjet e mbetura në program.
Në "Liri Ballabani" Burreli vendas nuk i bëri dot ballë kryesuesve të Vorës, me miqtë që fituan 0-1 falë një goli të Hasajt në minutën e 81 për të mbajtur sërish vendin e parë.
Në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Besa e Kavajës fitoi 2-1 kundër Kukësit për të 'zhytur' verilindorët në zonën e ftohtë. Bedri Greca dhe Jurgen Goxhaj shënuan për verdhezinjtë, ndërsa momentalisht Hilaj barazoi te Kukësi.
Në "Roza Haxhiu" të Lushnjës, vendasit u mposhtën 0-3 nga Flamurtari. Marku, Oshafi dhe Batha shënuan për të besuarit e Agostinellit.
Pas javës së 21-të renditja nuk ndryshon, me Vorën dhe Flamurtarin që mbajnë dy vendet e para. Ndërkohë Besa, Burreli, Pogradeci dhe Kastrioti deri në këtë pikë do e kërkojnë Superligën nga play-off.
Kategoria e Parë, raundi 21:
E shtunë, 01 shkurt 2025 - 13:30
Erzeni 0-0 Apolonia
Kastrioti 1-1 Valbona
Pogradeci 1-0 Korabi
E diel, 02 shkurt 2025 - 13:30
Burreli 0-1 Vora
Lushnja 0-3 Flamurtari
Besa 2-1 Kukësi
Renditja: