Kategoria e Parë e futbollit ka vijuar sot me ditën e dytë për javën e 14-të. Në Lezhë, Besëlidhja fitoi 1-0 me Turbinën falë golit të Hepaj në minutën e 15-të. Në Burrel, vendasit nuk shkuan më shumë se 1-1 me Lushnjën. Lagunarët duken të rilindur pas ndryshimeve në organikë gjatë janarit, duke marrë një pikë në transfertë.
Në Berat, Tomori dhe Besa barazuan 3-3. Një ndeshje e luftuar në fushë, me skuadrat që në fund ndajnë nga një pikë. Dje, në stadiumin e Peqinit, Flamurtari fitoi 0-2 me Luzin.
Java e 14-të e kësaj kategorie mbyllet nesër me tre takime. Apolonia pret Korabin, Dinamo luan në transfertë me Orikun, teksa në Korçë luhet Skënderbeu - Tërbuni.
Me ndeshjet e zhvilluara, Dinamo vijon të jetë në krye me 27 pikë, Famurtari ndjek me 24, teksa më pas renditen Korabi, Skënderbeu, Besa dhe Tërbuni.Katër skuadrat e fundit janë: Besëlidhja, Lushnja, Oriku dhe Turbina.
Kategoria e Parë, java 14-të:
Dje
Luzi 0-2 Flamurtari
Sot
Besëlidhja 1-0 Turbina (Hepaj 15')
Burreli 1-1 Lushnja
Tomori 3-3 Besa
Nesër
Apolonia - Korabi
Oriku - Dinamo
Skënderbeu - Tërbuni
Renditja: