Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të nëntë. Pas rezultateve në fushë, Bylis duket se është skuadra për t'u mundur këtë sezon, me ballshiotët e Bellait që kanë fituar 0-1 në Fier kundër Apolonisë. Goli i Marin Abazaj në minutën e 90-të të ndeshjes i jep mallakastriotëve të drejtën të jenë të shkëputur në krye të renditjes.
Te tri pikët ka dalë edhe Besa. Kavajasit fituan 2-0 në derbi me Luzin falë golave të (Burgaj 45' (autogol)) dhe Mezanit në të 88 minutë. Burreli ishte surpriza e kësaj jave, me matjanët që mundën 1-0 Flamurtarin që pretendon ngjitjen në elitë.
Lushnja e Gugash Maganit fitoi 3-1 kundër Kastriotit, ndërsa Vora befasoi Korabin duke e mundur 1-0. Sot në 17:00 AF Elbasanit fitoi 4-0 me Tomorin.
Rezultatet:
Vora 1-0 Korabi (Raboshta 90+3′)
Lushnja 3-1 Kastrioti (Tabaku 12′ Leru 20′, 90’+6′ / Da Silva 80′)
Besa 2-0 Luzi (Burgaj 45′ (aut), Mezani 88‘)
Burreli 1-0 Flamurtari (Osikel 62′)
Apolonia 0-1 Bylis (Abazaj 90')
AF Elbasani 4-0 Tomori (Melo 13', 63', Abara 72' (out), Greca 76')
Renditja:
Perpara mallakastra! I rrifni lalet e mutit zagaret...
Përgjigju