Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar këtë të shtunë katër nga gjashtë ndeshjet e javës së shtatë. Me fillim në 14:00, te tri pikët kanë dalë Bylis, Flamurtari, Lushnja dhe Apolonia.
Në stadiumin e Vorës, kryendeshja e javës ka folur për Bylis. Miqtë nga Ballshi kanë mposhtur 2-3 Vorën duke mbajtur sërish kreun e renditjes, në pritje të ndeshjes së nesërme të AF Elbasanit.
Në "Loni Papuçiu", Apolonia nuk është kursyer dhe ka fituar 4-1 me Tomorin. Edhe Flamurtari ka marrë tri pikë, duke fituar 1-2 me Besën në transfertë. Lushnja ka fituar 2-1 me Luzin.
Nesër në 14:00 luhen dy ndeshjet e mbetura. AF Elbasani pret Burrelin e vendit të fundit, ndërsa Kastrioti luan me Korabin.
Kategoria e Parë - java 7-të:
E shtunë
Apolonia 4-1 Tomori (Asllanaj 21' Maksuti 49', Repaj 64', 88' / Becka 32')
Besa 1-2 Flamurtari (Spahiu 90' / D. Pjeshka 33', F. Beqja 88')
Lushnja 2-1 Luzi (Ismailaj 35', Ayinde 45' / Treni 90+6')
Vora 2-3 Bylis (Raboshta 51', 77' / Camara 8', Lajthia 12', Abazaj 83')
E diel - 14:00
AF Elbasani - Burreli
Kastrioti - Korabi
Renditja: