Besa - Bylis në 'Arenën e Demave'

Kategoria e Parë/ Bylisi 'zhdëp' Besën dhe vijon kryesimin, AF Elbasani ndjek! Apolonia ngec në Fier

17 Shkurt, 16:29| Përditesimi: 17 Shkurt, 19:18

  • Share

Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri është në javën e 21-të. Këtë të shtunë tre ndeshje u zhvilluan në orën 13:30. Në Fier, Apolonia dhe Kastrioti barazuan 1-1. Për vendasit shënoi Hebeja në të 23 minutë, para se Kapllani të barazonte në të 57.

Në Burrel, vendasit mposhtën 2-0 Tomorin e Beratit. Kastrati dhe Kurbneshi shënuan nga një gol në secilën pjesë, duke bërë që Burreli t'i largohet zonës së ftohtë.

Në "Arenën e Demave" në kryeqytet, Besa e cila luante si vendase u mposht 0-2 nga Bylis. Golat e Camara dhe Souza bëjnë që ballshiotët të jenë sërish në krye të renditjes. Në 17:00 AF Elbasani mundi 5-2 Luzin dhe sheh nga Superliga. 

Kategoria e Parë, raundi 21:

Apolonia 1-1 Kastrioti

Burreli 2-0 Tomori

Besa 0-2 Bylis

AF Elbasani 5-2 Luzi

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?